Detaje të reja janë mësuar nga të shtënat me armë në Tiranë. Sipas informacioneve mësohet se 42-vjeçari Rudolf Zefi, është qëlluar nga një person që lëvizte në këmbë.
Sakaq në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja. Në dëshminë e tij mësohet se Rudolf Zefi ka thënë se nuk ka konflikte me askënd, dhe nuk e di se kush mund ta ketë sulmuar.
Gjithashtu 42-vjeçari rezulton të ketë një biznes në zonën e Medresesë.
/abcnews.al/