Në orën 21:00, “galaktikët” e Real Madrid do të presin në mitikun “Santiago Bernabeu”, skuadrën e Rayo Vallecano, skuadër pjesë e së cilë është dhe “legjionari” i Kombëtares sonë, Ivan Balliu, por që këtë të dielë nuk do të jetë i pranishëm në fushën e blertë.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Carlo Ancelotti i ka rreshtaur, “galaktikët” e tij, me formulën e zakonshme, 4-3-1-2, ku në portë është vendosur si zakonisht spanjolli Kepa. Në krahët e mbrojtjes janë Fran Garcia e Dani Carvajal, me qendrën që mbulohet nga David Alaba e Antonio Rudiger. Në qendër të mesfushës janë Luka Modric, Eduardo Camavinga e Federico Valverde, ndërsa para tyre është vendosur “ylli” i skuadrës, Jude Bellingham. Ndërkaq, dyshja e sulmit do të përbëhet nga Vinicius Junior e Joselu.
Në krahun tjetër, tekniku Francisco Rodriguez i ka rreshtuar djemtë e tij, me formacionin 4-4-2, ku në portë është vendosur Dimitrievski e para tij në mbrojtje, Raiu, Mumin, Lejeune e Espin. Në krahët e mesfushës janë Palazon e Garcia, ndërsa qendra mbulohet nga Ciss e Valentin, ndërkaq, në sulm do të jenë Raul de Tomas e Lopez. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: