Foto ilustruese
Një automjet me drejtues një 75 – vjeçar ka përplasur një motomjet me drejtues një 51-vjeçar në aksin rrugor Librazhd – Elbasam
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
-Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e panoramës”, automjeti me drejtues shtetasin, 75 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin , 51 vjeç, banues në Elbasan.
Për pasojë është dëmtuar 51-vjeçari, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
Me shtetasin 75-vjeçar po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al