Mijëra emigrantë kanë mbërritur në atdhe nëpërmjet portit të Durrësit dhe Vlorës. Autoritetet portuale kanë shtuar sportelet dhe numrin e punonjësve për të përballuar fluksin e udhëtarëve gjatë festave.
Porti i Durrësit dhe Vlorës këto ditë po përballen me fluks udhëtarësh.
Si çdo fund dhjetori emigrantët zgjedhin t’i kalojnë pushimet me familjet e tyre.
Afro 3000 pasagjerë mbërritën mëngjesin e së hënës në Durrës me 4 tragete që u nisën nga portet italiane.
Per festat kompanite e lundrimit ne kete qytet bregdetar po funksionojne me 6 tragete.
Autoriteti Portual në bashkëpunim me degën e doganës dhe policinë kufitare kanë rritur numrin e sporteleve ne sherbim te pasagjereve.
E njëjta situatë paraqitet edhe në portin e Vlorës.
Mbi një mijë persona kanë hyrë në vendin tonë dy ditët e fundit.
Fluksi të lëvizjes ka edhe në largim drejt italisë.
Shume shqiptare preferojnë që ndërrimin e viteve ta kalojnë në vendin fqinj.
Porti i Vlorës ka shtuar numrin e punonjësve të policisë dhe sporteleve për të shmangur radhët./abcnews.al