Rusia mban zgjedhje lokale në zonat që ka okupuar në Ukrainë

schedule15:52 - 8 Shtator, 2023

schedule 15:52 - 8 Shtator, 2023

Njerëzve që jetojnë në zonat e okupuara nga Rusia në Ukrainë po u kërkohet të votojnë në ato që autoritetet po i përshkruajnë si zgjedhje lokale. Ministria e Jashtme e Ukrainës e ka quajtur votimin “mashtrim”, duke thënë se nuk do të ketë ligjshmëri.

Kandidatët janë ose rusë ose pro-rusë, dhe përfshijnë të zgjedhur drejtpërdrejt nga Moska, raportoi BBC.

Shumicës prej atyre që po marrin pjesë në votimet e parakohshme u është kërkuar të hedhin votën në prezencën e ushtarëve të armatosur rusë. Zyrtarët ukrainas u kanë thënë njerëzve që të mos marrin pjesë. Ata kanë thënë se çdo ukrainas që përfshihet në organizimin e zgjedhjeve mund të pres që të ndëshkohet në të ardhmen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!