Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë/ Kryeministri Rama takon të ngarkuarin me punë të BE, Soreca

schedule17:28 - 7 Shtator, 2023

schedule 17:28 - 7 Shtator, 2023

Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, kryeministri Edi Rama është takuar me të ngarkuarin me punë të BE, Luigi Soreca.

Në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Soreca konfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë për të konsoliduar progresin e arritur deri tani, intensifikimin e mëtejshëm të procesit të reformave në muajt në vijim dhe thellimin e transformimit të vendit në rrugën e tij drejt #BE-së.

Kujtojmë që ambasadori Soreca është në fillim të mandatit të tij të përkohshëm si i Ngarkuari me Punë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri./abcnews.al