Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, foli pas ndeshjes kundër Bylisit, e cila u mbyll 1-1. Në fjalën e tij, numri një i stolit të “Demave të Kuq” tha per Supersport:
NDESHJA – “Ishte një ndeshje që mund ta zgjidhnim më mirë. Mund të shënonim të dytin. Në fakt shënuam, por gjyqtari e anuloi për. Për mua nuk ishte pozicion i parregullt. Patëm rast edhe me Broën, por kështu e ka futbolli”.
SKEMA – “Në Europë kemi luajtur me 4 mbrojtës, por ardhja e Boldor ka bërë që të luajmë me tre. Mund të luajmë me të dyja formacionet, por nuk është kjo arsyeja e paraqitjes sot”.
DERBI – “Duhet të punojmë shumë në aspektin psikologjik. Një gol i pësuar në fund është një befasi e madhe. Duhet të punojmë gjatë javës në aspektin psikologjik dhe të karikojmë bateritë për derbin”, tha Lerda./abcnews.al