Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Partizani, në krizë të thellë/ Karoglan debuton me humbje, të kuqtë dorëzohen 4-1 në Vorë

schedule12:44 - 19 Tetor, 2026

schedule 12:44 - 19 Tetor, 2026

Kush mendonte se disfata në derbi do t’i zgjonte paska qenë i gabuar. Futbollistët e Partizanit mund të kenë në trup një nga fanelat më të rënda të kësaj loje në Shqipëri, por për momentin kjo bluzë po shkon nga humbja në humbje.

Pas shifrave 3-1 për Tiranën në klasiken e kryeqyteti, erdhi një turpërim i vërtetë, një kapitullin me rezultatin 4-1 në stadiumin e Vorës. Skuadra vendase, e trajnerit Arjan Bellai, arriti një nga fitoret më historike të saj, ndoshta më të madhen për të gjitha kohët, duke shkatërruar kështu një ekip që është 17 herë kampion i vendit dhe 15 Kupa të Shqipërisë, dikur të Republikës.

Protagonisti kryesor I ndeshjes ishte Bernard Karrica, autor i tre golave, njëri prej të cilëve surreal, nga distanca prej rreth 45 metrash. Karrica realizoi në minutat 17, 50 me penallti dhe në minutën e dytë shtesë.



Një tjetër gol për Vorën e realizoi Klement, ndërsa Partizani vetëm mundi të shkurtonte shifrat në 2-1 kur Hjumen shënoi në 62’ me penallti. Vendasve iu anulua edhe një gol tjetër me anë të VAR-it, ndërsa gjithashtu pati polemika për vendimet e arbitrit.

Partizani ka zbritur në vendin e fundit të renditjes së Superligës, me vetëm 4 pikë pas 7 ndeshjesh, me vetëm një fitore, dhe me plot 17 gola të pësuar, hera e parë që i ndodh në histori. Vora ndërkaq është e pesta me 8 pikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!