Mislav Karoglan është trajneri i ri I Partizanit. Klubi i kuq i kryeqytetit zyrtarizoi kroatin 44 vjeçar, i cili zëvendëson në pankinë Florin Bratu, të shkakrkuar nga detyra pas humbjes në derbin kundër Tiranës.
Karoglan firmosi kontratën 2 vjeçare në ekesperiencën e parë në futbollin shqiptar. Më parë në karrierën e tij, ai ka drejtuar skuadra të njohura në Kroaci, si Hajduk Split dhe NK Istra.
Po ashtu, Karoglan ka qenë trajner i kampionëve të Moldavisë, Sherif Tiraspol dhe Ballkanit në Kosovë.
Tekniku kroat merr drejtimin e Partizanit në një moment të vështirë, pasi në gjashtë javët e para të Kategorisë Superiore renditet në vendin e parafundit. Të kuqtë kanë vetëm katër pikë, me një fitore, një barazim dhe katër humbje, tre prej të cilave radhazi.
Për këtë arsye, te Partizani kërkohet një kthesë e shpejtë, duke nisur nga ndeshja e ardhshme, të dielën në transfertë kundër Vorës. KLjo sfidë do të jetë edhe ajo e debutimit të Mislav Karoglan me skuadrën e kuqe të kryeqytetit./abcnews.al


