lerda

lerda-primo-piano-3.jpg
Veronik Istrefaj20:17 | 14/12/2019

Sot, Partizani shkarkoi trajnerin italian, Franco Lerda. Lajmin për largimin e strategut e konfirmoi faqja zyrtare e Partizanit në Facebook.

Menjëherë pas largimit të Lerdës, ka dalë në skenë emri i parë për pasuesin e tij. Bëhet fjalë për ish-teknikun e Skënderbeut, Orges Shehi.

42-vjeçari bëri një punë relativisht të mirë në Korçë, ku drejtoi skuadrën për 45 ndeshje. Shehi kishte një mesatare prej 1.69 pikësh për ndeshje me Skënderbeun, që kishte shumë probleme financiare dhe largime të lojtarëve të rëndësishëm.

Kolegët e PanoramaSport raportojnë se ka pasur bisedime intensive mes Shehit dhe drejtuesve të Partizanit. Mbetet për t’u parë se kë trajner do të zyrtarizojnë drejtuesit e “Demave” në krye të pankinës./abcnews.al

Lerda.png
Veronik Istrefaj19:39 | 14/12/2019

Humbja në derbi përballë Tiranës i ka kushtuar stolin trajnerin Lerda. Me anë të një njoftimi në Facebook, klubi i Partizanit zyrtarizoi largimin e strategut italian. Në njoftimin e klubit të kuq, shkruhej: “Klubi i Futbollit Partizani njofton se Presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin Franko Lerda.

Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”. Partizani u mposht 1-2 nga Tirana në derbi mbrëmjen e së premtes./abcnews.al

Lerda-Konferenca-Partizani-Superiore.jpg
Veronik Istrefaj12:35 | 06/12/2019

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, foli në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Bylisit. Strategu italian preku disa tema, kundërshtarin, golat e munguar, formacionin që pritet të rreshtojë dhe renditjen e Superiores.

BYLISI – “Bylisi është një skuadër që po bën mire. Është një nga surprizat e sezonit. Më ka lënë përshtypje të mirë në Tiranë. Do jenë të motivuar prej dy humbjeve. Ekipi ynë duhet të jetë i përqendruar dhe të japë maksimumin”.

GOLAT E MUNGUAR – “Nuk e kam thënë kurrë se kemi probleme me sulmuesit. Flas gjithmonë për skuadrën, jo për sulmuesit. Kam thënë që duhet të jemi konkretë, jo vetëm sulmuesit”.

FITORET MINIMALE – “Pse të shqetësohem për fitoret 1-0. Firmos t’i fitoj me këtë rezultat të gjitha ndeshjet”.

REZULTATI – “Jemi përgatitur për të bërë mirë, kemi punuar taktikisht dhe fizikisht. Është e vështirë të imagjinosh si do dalë ndeshja. skuadra është rritur dhe grupi është i shëndoshë. Rezultatet e kanë rritur skuadrën në aspektin psikologjik”.

FORMACIONI – “Nuk di të them diçka për formacionin, të shohim. Vendosim deri nesër për ata që e nisin nga fillimi. Nuk është e thënë të mos ndryshojë formacioni fitues. Kemi punuar psikologjikisht dhe mendoj se lojtarët janë gati”.

DERBI – “Çdo ndeshje është e rëndësishme. edhe pse luajmë derbin javën tjetër, kërkojmë të ruajmë vazhdimësinë”.

RESPEKTI – “E respektojmë, por nuk ka frikë. Duhet të respektojmë veten dhe të japim më të mirën  ndaj Bylisit”.

BARAZIM – “Nuk mendoj për barazimin, gjithmonë futemi në fushë për të fituar. Nuk e di si del rezultati, di që dua të fitoj. Çfarë ndodh në fushë nuk e di. Ti a mërzitesh kur barazon në kalçeto me shokët? Unë jo për vete. Partizanin gjithmonë e përgatis për të marrë fitoren”.

MERKATO – “Nuk e kemi mendjen te merkato, është herët. Të shohim ndeshjen e radhës me Bylisin”.

RENDITJA – “Kampionati është i ekuilibruar, nuk ka shumë shkëputje. Të gjitha skuadrat janë aty, përveç Flamurtarit dhe Luftëtarit. Me dy ndeshje ngjitesh në krye dhe nuk e mendojmë diferencën me skuadrat e tjera”, përfundoi Lerda./abcnews.al

 

lerda-1280x853.jpg
Veronik Istrefaj20:49 | 25/11/2019

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, foli pas fitores 1-0 ndaj Laçit për Supersport, ku analizoi ndeshjen, si dhe foli për dy futbollistët në qendër të vëmendjes, Asanin dhe Malën.

ASANI – “Zërat vijnë nga jashtë, pasi Asani dhe të gjithë të tjerët e dinë mirë se unë jam i kënaqur. E vlerësoj shumë këtë gjest të tij. Ky është kampionat i vështirë, nuk mendoj se llogaritë janë të mbyllura. Kishim një kundërshtar të vështirë, që vinte pas 4 fitoresh radhazi.

NDËRRIMET – “Përpara çdo ndeshje bëhen edhe taktikat për sa i përket zëvendësimeve. Asani më kërkoi zëvendësim, Melo nuk ishte mirë, Bitrin e futa se ka centimetra dhe na duhej. Ne krijojmë raste, por mungon finalizimi”.

MALA – “Është një zgjedhje e klubit. Presidenti Demi bashkë me drejtuesit më kanë bërë të qartë që Mala nuk është i gatshëm për t’u grumbulluar për çështjet e tyre. Në momentin që do më jepet OK, Mala do të grumbullohet. Janë çështjet e klubit, është vendimi i drejtuesve”, përfundoi Lerda./abcnews.al

asani-1280x853.jpg
Veronik Istrefaj10:37 | 22/11/2019

Jasir Asani vazhdon të thumbojë në distancë trajnerin Franco Lerda. Dyshja e Partizanit dukshëm nuk kanë raporte të mira me njëri-tjetrin dhe që në momentin kur Lerda mori drejtimin e “Demave” në verë, Asani e ka humbur vendin e titullarit.

Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Jasir Asani dhe njerëzit pranë tij. Disa kohë më parë, agjenti i lojtarit, Aleksandar Jovkov, sulmoi hapur Franco Lerdën, duke shkruar në Instagramin e tij zyrtar: “Franko Lerda, të jam mirënjohës për gjithçka që bëre për Asanin, për 30-40 minuta gjatë ndeshjes. Ai ishte një nga liderët e Partizanit, të cilët u shpallën kampionë, pa ty në krye të pankinës. Shpresoj ta kesh kuptuar se ke shkatërruar gjithçka që u ndërtua me shpirt e zemër. Të lumtë!”

Ndërsa pak çaste më parë, një mik i Asanit ka shpërndarë një story në Instagramin e tij, duke sulmuar në mënyrë indirekte Lerdën. Në mbishkrim, shkruhej: “Ai dinte si t’i përdorte asat”, referuar trajnerit Gega. Ky postim është “aprovuar” edhe nga vetë Asani, i cili i ka bërë re-share këtij postimi. Pritet një “tërheqje veshi” nga Partizani për numrin 10./abcnews.al

Lerda-1.png
Veronik Istrefaj18:54 | 10/11/2019

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, foli menjëherë pas ndeshjes kundër Flamurtarit, që u mbyll me rezultatin 1-1. “Demat” lanë dy pikë në këtë sfidë dhe në fjalën e tij për Supersport, Lerda u shpreh: “E kemi thënë që nuk ka ndeshje të thjeshta. E kemi peng, pasi kishim avantazhin dhe katër apo pesë raste të tjera. Nuk arritëm të shënonim, duhej më shumë cinizëm. Megjithatë, ky është futbolli”.

RENDITJA – “Nuk është momenti që unë duhet të shikoj klasifikimin. Renditjen e shoh në fund të kampionatit. Sot lamë dy pikë, kjo më shqetëson, por jo renditja. Kampionati është i gjatë dhe renditjen do e shikoj vetëm në fund”.

HAP FALS – “Nuk ka asnjë hap pas në këtë ndeshje. Kush nuk e kupton futbollin, mund të thotë që është një hap mbrapa për Partizanin. Unë e kam thënë dhe para ndeshjes, Flamurtari është një skuadër e fortë, pavarësisht renditjes. Ky është futbolli, unë nuk e shikoj si hap mbrapa të Partizanit. Nuk ishte as hap fals! Mund të fitonim, por morëm një pikë”.

STATISTIKAT – “Natyrisht, kemi peng për pikët e lëna. Patëm mundësitë tona, patëm shumë raste, duhet të finalizonim. Flamurtari me shumë më pak raste, shënoi. Sot i kishim mundësitë për të shënuar, por nuk ia dolëm”.

SULMI – “Ekuban ka një dëmtim në kavilje dhe nuk mund të luajë. Edhe Salomon i ka pasur minutat e reduktuara për shkak të disa problemeve. Duhet edhe pak fat për të shënuar, por duhet punuar më shumë që të shkojmë te goli dhe këtë gjë do të bëjmë”.

MBROJTJA – “Nuk duhet të përmirësojmë asgjë. Jemi mbrojtja e dytë më e mirë në Superiore, por sot tentuam gjatë gjithë kohës të merrnim fitoren dhe normalisht që lamë disa hapësira”, përfundoi Lerda./abcnews.al

Lerda.png
Veronik Istrefaj19:42 | 03/11/2019

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, foli për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport pas fitores kundër Luftëtarit. Në fjalën e tij, numri një i “Demave” tha: “Me futjen e Asanit dhe Romeros, arritëm të bënim më mirë. Në fund, gjithçka shkoi siç duhet për ne. Penalltia? Kam menduar se nuk ka ndeshje të lehta, Luftëtari luftoi dhe bëri një ndeshje të mirë. Fitoi një 11-metërsh, por për fatin tonë të mirë, nuk u shënua”.

ASANI – “Vendos duke parë formën e lojtarëve gjatë javës. Në fillim ka luajtur, tani jo. Sipas formës dhe perfomancës që lojtarët kanë, unë vendos”.

IDRIZAJ – “Sigurisht që Idrizaj po vjen në formë të mirë, por ka ende punë për të bërë. Sot luajti titullar dhe fitoi minuta të rëndësishme”.

PËRQËNDRIMI – “Nuk është se kemi zbritur në fushë të papërqendruar. Çdo ndeshje duhet të vlerësohet në maksimum dhe në këtë gjë bëjmë. Objektivi pas çdo ndeshje është të marrim fitore”, përfundoi Lerda./abcnews.al

Femra-Volley-1280x981.jpg
Veronik Istrefaj19:21 | 31/10/2019

Ekipi i femrave të volejbollit të Partizanit nuk ia ka dalë të kualifikohet në fazën e grupeve në Champions League, që do të ishte një arritje historike për sportin shqiptar. Githçka e bë shumë e vështirë që pas ndeshjes së parë, që vajzat e Partizanit e humbën 3-0 përballë Vashash në Hungari.

Partizanit i duhej të fitonte me sete 3-0, ose 3-1 që do të shkonin në shtesa, por nuk ia dolën. Takimi i sotëm u mbyll me të njëjtin rezultat si në Hungari, me fitoren e Vashash 3-0 me sete (19-25, 17-25 dhe 16-25).

Në të dyja takimet, vajzat e Partizanit nuk arritën të fitonin asnjë set, përballë një rivali që ishte dukshëm favorit. Megjithatë, e gjithë Shqipëria është krenare me arritjen e ekipi të volejbollit të Partizanit, që drejtohet nga një trajner turk, Nexhat Sanxhak. Në tribuna për të mbështetur ekipin e volejbollit, ishin dhe trajneri i skuadrës së Partizanit, Franco Lerda dhe mbrojtësi Boldor.

MEhmeti-Lerda-1.png
Veronik Istrefaj20:49 | 30/10/2019

Partizani ka vendosur për të ardhmen e Dritan Mehmetit, me këtë të fundit që do të drejtojë skuadrën B të “Demave të Kuq”. Mehmeti ka qenë një ndër emrat më të përfolur në mediet sportive ditët e fundit, për shkak të një zënke me trajnerin e parë të Partizanit, Franco Lerda.

Ishte e qartë se te stoli i “Demave”, kishte vend vetëm për njërin nga të dy dhe Partizani ka vendosur të dalë sërish në krah të Lerdës, duke e konfirmuar Mehmetin si trajnerin e ekipit B. Ditën e hënë, menjëherë pas ndeshjes kundër Kukësit, Mehmeti dhe Lerda kanë pasur një konfrontim fizik, ku nuk mungoi as përdorimi i grushteve.

Mehmeti iu bashkua Partizanit në fillim të sezonit 2018/19, ku punoi në krah të Skënder Gegës, duke i shpallur “Demat” kampionë të Shqipërisë. Më parë, Mehmeti ka punuar edhe te Dinamo e Korabi.

Te Partizani u bë dhe një rokadë, pasi Kalari, që ishte trajner i Partizanit B, ka kaluar tashmë në stafin e Lerdës, si ndihmës trajner./abcnews.al

IMG_2563-1280x853.jpg
Vladimir Prenga22:04 | 28/10/2019

Plas te Partizani. Trajneri Franco Lerda dhe ndihmësi i tij, Dritan Mehmeti, kanë pasur një përplasje fizike mes tyre pas ndeshjes Partizani-Kukësi. Mes të dyve ka pasur një debat gjatë ndeshjes dhe në përfundim nuk nervat nuk i kanë mbajtur.

Që në fillim italiani ka pasur probleme me stafin që ka qenë vjet me Skënder Gegën. Përgatitësi atletik,. Corrado Sakone, është larguar për shkak të fërkimeve që pati me Lerdën. Edhe me Mehmetin kishet pasur mosmarrëveshje dhe tanimë ishte kulmi.

Presidenti Gazment Demi duhet të marrë një vendim për situatën e krijuar, që normalisht sjell anomali edhe tek ekipi. E sigurt që njëri prej tyre do të largohet, pasi është e pamundur të bashkëpunojnë sërish në vijim. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono