Kryeministrat presion Kosovës, Rutte: Keni bërë premtime të dyja palët, është koha t’i përmbushni

schedule11:01 - 4 Korrik, 2023

schedule 11:01 - 4 Korrik, 2023

Në konferencën e përbashkët për shtyp që patën me Albin Kurtin, Kryeministri I Holandës Mark Rutte dhe Kryeministri I Luksemburgut Xavier Bettel ripërsëritën edhe një here thirrjen për ulje të tensioneve në komunat e veriut të Kosovës.

Mark Rute, Kryeministri I Holandës deklaroi se nuk ka kuptim që të drejtohet gishti tek fajtori në këtë situate të tensionuar. Ai bëri thirrje që Serbia dhe Kosova ti përmbahen marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

“Nuk e di se çfarë kuptimi ka që të drejtojmë gishtin tek fajtori pasi kjo gjë nuk e lehtëson situatën.  Ne shkurt kemi pasur një marrëveshje dhe të punojmë në të gjithë hapat. Serbia thotë se Kosova nuk ka implemtentuar gjithçka që ka premtuar dhe anasjelltas. Keni bërë premtime të dyja palët, është koha që t’I përmbushni kto premtime dhe ti përmbaheni udhrrëfyesit të planit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.”

Kryeministri I Luksemburgut Xavier Bettel deklaroi se nëse kjo situate shkon drejt një konflikti atëherë nuk do të ketë fitues.

“Stabiliteti është në interesin e të gjithve ne. Nuk do të ketë fitues nëse ka konflikt, historia e ka treguar këtë gjë.”

Në këtë conference për shtyp kryeministri I Kosovës Albin Kurti deklaroi se ai e ka thekuar gjithmonë se sa e rëndësishme është që palët të respektojnë marrëveshjen e arritur nën ndërmjetësimin e  Bashkimit Europian.

“Në lidhje me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kam theksuar se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore, ne dëshirojmë zgjidhje evropiane dhe për këtë e kemi Marrëveshjen bazike të 27 shkurtit dhe Aneksin e zbatimit të 18 marsit, për të cilën dëshirojmë të zbatohet në plotni, pa vonesa dhe pa kushte.”

Kreu I qeverisë së Kosovës deklaroi se pasditen e kësaj të marte do të pres në një takim të dërguarin e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak për të diskutuar më tepër sa I përket situatës së tensionuar në Veri të vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!