Një 34 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi është kapur me armë zjarri me vete.
Në kuadër të operacionit të koduar “Klienti”, është kapur në flagrancë në ambientet e një lokali në Sukth i riu i cili kishte me vete dhe armën e zjarrit pa leje.
34-vjeçari u kap në flagrancë, në një lokal në lagjen “Perimore”, Sukth. Në cilësinë e provës material policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al