Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama nxit Kosovën të ulet në dialog: Të dëshmojë me vepra se rajoni i përket Procesit të Berlinit

schedule19:44 - 29 Qershor, 2023

schedule 19:44 - 29 Qershor, 2023

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një lajm të mirë progresin në lidhje me idenë për një konferencë të nivelit të lartë, deri në arritjen e marrëveshjes së plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman mes Kosovës e Serbisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se rajoni i Ballkanit nuk mund të merret zvarrë nga ata që prodhojnë sherre të kota me zjarrin e nacionalizmit.

“ Rajoni ynë nuk mund të merret zvarrë nga një konflikt krejt i kotë, absurd, ku luhet me zjarrin e nacionalizmit duke prodhuar çdo ditë arsye për sherr, me veprime e mosveprime, akuza e kundërakuza, të cilat po e degradojnë përditë situatën në Veriun e Kosovës dhe po minojnë vetë ngrehinën e ndërtuar me aq shumë përpjekje të bashkëpunimit rajonal. Veriu i Kosovës po i ofron botës shfaqjen e një filmi bardhezi të Ballkanit të vjetër, i cili mund të argëtojë vetëm spektatorët cinikë në Lindjen e kufijve të Bashkimit Europian.”

Kreu i qeverisë shqiptare ka nxitur politikanët në Kosovë që të ulen në dialog me Serbinë dhe të dëshmojnë me vepra se rajoni i përket Procesit të Berlinit dhe jo ëndrrave të Kremlinit.



“Politikanët e Kosovës duhet ta dëshmojnë sot, me vepra e jo me fjalë, se ky rajon i përket Procesit të Berlinit jo ëndrrave të Kremlinit dhe Kosova nuk mund të jetë pëlhura e pavetëdijshme mbi të cilën projektohen ato ëndrra, ndërkohë që disave prej tyre u duket se po pikturojnë një tablo heroike për historinë.”

Ndërsa Komisioni Europian ka futur në axhendën e tij përgatitjen e një plani të ri mbështetjeje ekonomiko financiar për rajonin dhe kur Shqipëria përgatitet të presë Samitin e Parë të Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor, kryeministri Rama apelon për bashkim, për ta cuar përpara këtë process jetik për të ardhmen e përbashkët europiane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!