“Politika e Kurtit, vetëvrasëse”, ish ministri i Jashtëm: Rama i preu rrugën kësaj logjike

schedule18:01 - 14 Qershor, 2023

schedule 18:01 - 14 Qershor, 2023

Ish ministri i Jashtëm kosovar, Anton Berisha e cilësoi politikën që po ndjek qeveria Kurti si vetëvrasëse. Gjatë intervistës për “News Line” në ABC News, Berisha vlerësoi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se ‘i preu rrugën’ logjikës që po ndjek kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Jemi në pikët më të ulët kur iu kemi kundërvuar Serbisë dhe tendencave të saj. Kurti ështëe promovuesi politikan edhe nga opozita se ai ka pasur rezerva deri në kundërshti ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe nga pozita e kryeministrit po zbaton politikën e konfrontimit me Perëndimin dhe duke marrë parasysh kapacitetet e kosovës, gjendjen ekonomike dhe shoqërore kjo politikë është vetëvrasje dhe në këtë marrësi politike ka kërkuar dhe kërkon që edhe Shqipëria të bëhet pjesë e saj. Mendoj që qeveria shqiptare, Rama ka bërë shumë mirë që së paku i ka prerë rrugën kësaj logjike.”, tha Berisha.

Ai tha se presidentja Vjosa Osmani duhej të kishte reaguar për situatën në veri. Sipas tij, Osmani kërkon lirimin e policëve të rrëmbyer ndërkohë që s’i ka përmbushur detyrat e saj si presidente.

“Presidentja është përgjegjëse për funksionimin e institucioneve të shtetit dhe nuk ka bërë asgjë që një qeveri e papërgjegjshme të merren masa ndaj tij. Tani i kërkon bashkësisë ndërkombëtare dhe Serbisë që t’i lirojë. Presidentja është dashur të ruajë kontinuitetin e partneritetit të Kosovës me BE dhe është dashur të reagojë menjëherë ndaj kërkesave të tyre. Duke mos reaguar edhe duke u bërë pjesë e narracionit të njëjtë, duke iu shpjeguar bashkësisë ndërmkombëtare se kush është Serbia mori përgjigjen e diplomatit amerikan Escobar, i cili tha se përderisa i flas kryeministrit për integrimet euroatlantike, kryeministri më flet vetëm për Serbinë. Kjo është një ikje e presidentes prej detyrave të saj edhe tani vajton situatën në vend që ta ndalojë me autoritetin e presidentes.“, theksoi Berisha.

Ndërkohë, i pyetur për qëndrimin e opozitës, e cila kërkoi shkarkimin e qeverisë Kurti, Berisha shtoi: “Kjo është një kërkesë e arsyeshme sepse nuk është në interesin e Kosovës një kryeministër i izoluar. Hapi i parë i izolimit ishte mosmbajtja e mbledhjes. Kosova pa aleancën e bashkësisë evropiane dhe SHBA, edhe po të kishte kapacitete më të mëdha, nuk mund të mbijetojë.”/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!