Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetin e tij social “Facebook” teksa është duke biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe liderë të tjerë gnë samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet këtë të enjte në Kishnau të Moldavisë.
Rama shkruan se Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike.
“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë” shkruan Rama.r.t/abcnews.al