Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kafeja e gurit, rituali mesjetar i Gjirokastrës/ Flet Lubjana Baho, sekretet e përgatitjes dhe proceset për kafe cilësore

schedule20:11 - 10 Tetor, 2026

schedule 20:11 - 10 Tetor, 2026

Rituali I përgatitjes së kafesë në gur është një traditë mesjetare e mikpritjes në Gjirokastër.

Në të gjitha shtëpitë e këtij qyteti nuk mungonte guri e qebapi I kafesë.

Pavarësisht se ky produkt vështirë se mundësohej lehtë para viteve ’90, sërish aroma gjatë përgatitjes ndihej në të gjitha lagjet e qytetit tëq gurtë.



Ky proces kalon në tre faza, fillimisht pjekja e kafesë në qebap, mjet I krujuar posaçërisht për këtë përdorim, bluarja në havanin e gurtë që kryhet nëpërmjet hekurit e më pas zierja e ngadaltë për të mos shumbur shijen, aromën por edhe për të ajkosur kafenë.

Falë këtij procesi ka një dallim të madh nga kafja turke e zakonshme që përdoret ditët e sotme.

Lubjana Baho është një nga të vetmet artizane që vijon e mban gjallë këtë ritual.

Këtë ritual ajo e demonstron edhe tek turistët e shumtë që mbërrijnë në Gjirokastër, e kryesisht në zonën muzeale.

Sipas saj, përgatitja e kafesë në gur ka edhe sekretet e veta, pasi edhe mënyra e shtypjes së kafes së pjekur, kërkon mënyrën dhe kohën e vet.

Mjetet që ajo kryen proceset, janë të gjitha origjinale, që datojnë deri në 150 vite më parë.

Kjo kafe cilësore, sipas artizanes gjirokastrite nuk mund të përgatitet pa dashuri, pozitivitet e natyrisht edhe pak forcë.

Një produkt unikal, I papërsëritshëm që lidhet ngushtë me infrastrukturën e qytetit, por edhe me vkryeveprën e shkrimtarit Ismail Kadare “Kronikë në gur”. Ndaj çdokush që vjen në Gjirokastër, duhet patjetër të shijojë edhe kafen e gurit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!