Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drejtësia liron dy “flamingot”/ Dy protestues qëlluan me vezë makinën e Ramës, lirohen nga gjykata

schedule15:47 - 10 Tetor, 2026

schedule 15:47 - 10 Tetor, 2026

Drejtësia me flamingot, kundër Ramës. Gjykata e Tiranës ka liruar dy protestuesit e bulevardit, Edison Lika dhe Fatjon rrapaj  të cilët mbrëmjen e 7 tetorit qëlluan me vezë automjetin e kryeministrit Edi Rama.

Lika dhe Rrapaj u arrestuan në flagrancë nga Policia pasi qëlluan automjetin e kryeministrit, por qëndruan në qeli vetëm 48 orë.

Gjykata pavarësisht provave edhe të vërtetuara nga këto pamje filmike, e ka shpallur të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve.



Edhe prokuroria nga ana tjetër, kishte një qasje më të butë për protestuesit. Kërkoi ligjshmërinë e arrestit, por zbutjen e masës në detyrim paraqitje, pra duke kërkuar gjithashtu lirimin e tyre.

Edison Lika është një nga protestuesit e bulevardit i cili është shoqëruar herë pas here nga policia, por falë tolerancës herë nga komisariatet e herë nga drejtësia, është rikthyer shumë shpejt në protestë së bashku me flamingo të tjerë të cilët vijojnë kryejnë akte dhune.

Tani, të paktën, nuk ka më dyshime se flamingot dhe PD tashmë janë njësoj, vezët e bulevardit nuk ndryshojnë shumë nga vezët e djalit të Fahriut, të dyja kanë qëllim Edi Ramën.

Por këtij qëllimi i bashkohet edhe drejtësia, që sipas vendimit, kuptohet se konsideron të ligjshëm qëllimin me vezë të Edi Ramës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!