KOSOVË- Një aksident zinxhir është regjistruar në aksin Prishtinë-Gjilan.
Sipas pamjeve të publikuara në mediat në Kosovë, në aksident janë përfshirë disa automjete, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Raportohet gjithashtu për disa persona të lënduar. Në pamjet nga vendngjarja shihet edhe një automjet që ka përfunduar jashtë rrugës
Deri më tani nuk ka informacion të plotë mbi rrethanat e aksidentit.


