A kishte dijeni Basha për informacionin e Presidentit? Kaso: Unë s’kam dijeni

schedule21:15 - 9 Shtator, 2019

schedule 21:15 - 9 Shtator, 2019

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso, i ftuar në studion e Mbrëmje në ABC News  të Mirela Milorit as nuk e pohoi dhe as nuk mohoi, nëse kryetari demokrat Lulzim Basha ishte në dijeni të informacionit të klasifikuar që kishte Presidenti Ilir Meta, se në 8 qershor do të digjej Kuvendi. Por ai tha se vetë nuk ishte në dijeni.

“Nuk kam informacion nëse është ndarë me kreun e PD-së. Sa herë ka patur informacione të detajuara, Basha i ka bërë publike.

PD dhe opozita nuk kanë pasur asnjëherë skenarë dhune dhe aq më pak skenarë djegie institutcionesh.  PD ka patur informacion për infiltrimin nga forcat e rendit dhe mazhorancës që kanë pasur si skenar krijimin e akteve të dhunës me qëllim që koston e rëndë t’ia linte organizatorëve të protestës që të zhvendosej vëmendja nga protesta”.

I pyetur për seancën dëgjimore në Komision të Presidenti Ilir Meta, Kaso e cilësoi nga pikëpamja politike një shoë për të devijuar vëmendjen nga problemet reale të vendit, nga skandalet e njëpasnjëshme dhe dështimet e fundit, ndërsa nga ana ligjore është antikushtetues.

“Nga pikëpamja politike ky komision është instrument i mazhorancës për të devijuar vëmendjen nga problemet reale të vendit dhe nga skandalet e njëpasnjëshme dhe dështimët e fundit si raporti i OSBE ODIHR, është shoë më i mirë një pseudo komision hetimor i përbërë nga deputetë që lakohen në dosjet sensitive të politikës dhe që duhet të ishin duke dhënë llogari para drejtësisë për falsifikimin të zgjedhjeve.

Nga ana ligjore ky komision është i palgijshëmë, se konstatimi i shkelje kushtetuese bëhet vetëm nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa shkeljet e Presidentit që do çonin në shkarkimin tij janë ato penale dhe  në këtë rast komisioni do ishte duke marrë tagrin e Prokurorisë, veprimtaria e këtij komisioni është e paligjshëm dhe shoë bajat që i servilet publikut për të tërhequr vëmendjen”. /abcnews.al