Rruga politike e Albin Kurtit deri në karrigen e Kryeministrit ka qenë e gjatë.
Ajo është shenjuar nga vite të tëra protestash.
Dhuna e demostratave e ka dërguar edhe në qeli shefin e Vetvendosjes.
Por lideri i vetëm që në politikën e Kosovës, nuk erdhi nga fronti i luftës, nuk ngurroi ta kthente Parlamentin e shtetit më të ri, në një shesh dy luftimi.
Ku nuk u kursye asgjë….as uji. As veza. As bilbilët…. dhe, as gazi lotsjellës….
Albin Kurti i veshur me kostumin modest të opozitarit revolucionar asokohe nuk e kishte për gjë të gjuante të zgjedhurit e popullit, dhe për shumë kohë, t’i pengonte ata të ushtronin funksionet për të cilat ishin votuar.
Sot, bashkë me kostumin tashmë kryeministror, Kurti ka ndërruar edhe konceptet.
Tashmë të zgjedhurit nuk duhen penguar. Ata duhet të punojnë të pafrikësuar dhe të pakërcënuar.
“Është e drejta e të zgjedhurve në zgjedhjet demokratike që të marrin detyrën pa kërcënime apo frikësim. Është gjithashtu e drejta e qytetarëve që tu shërbehet nga këta të zgjedhur.”
A do t’ia lexonte Albini i sotëm të njëjtin postulat Kurtit të dikurshëm?
E qartë është se lideri i ‘Vetevendosjes’ është tranformuar, nga njeriu i protestave të dhunshme në shtetarin që i kundërshton ato./abcnews.al