Lufta në Ukrainë/ I dërguari i Kinës mbërrin në Kiev për zgjidhje të krizës politike  

schedule10:31 - 15 Maj, 2023

schedule 10:31 - 15 Maj, 2023

Një i dërguar i lartë kinez do të fillojë sot një turne në Ukrainë, Rusi dhe vende të tjera europiane në një udhëtim që Pekini thotë se synon të diskutojë një zgjidhje të krizës politike.

Li Hui, i dërguari special i Kinës për Çështjet Euroaziatike dhe ish-ambasador në Rusi, do të vizitojë gjithashtu Poloninë, Francën dhe Gjermaninë në një udhëtim shumë-ditor, njoftoi ministria e jashtme javën e kaluar.

“Vizita demonstron përpjekjet e Kinës për të promovuar bisedimet e paqes dhe pasqyron plotësisht angazhimin e fortë të Kinës për paqen,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin në një konferencë për shtyp.

Ai është zyrtari më i lartë kinez që viziton Ukrainën që kur Rusia pushtoi vendin në shkurt 2022. Ukraina do të jetë ndalesa e parë në udhëtimin e Lee, sipas dy burimeve me njohuri për këtë çështje.

/abcnews.al