Me trofeun e La Liga praktikisht të fituar, “katalanasit” e Barcelona tanimë kanë filluar të përgatisin strategjitë e tyre për merkaton e verës, e cila pritet të jetë një nga më “të nxehtat” e viteve të fundit, sidomos për klubin “blaugrana”.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Barça ka mbajtur një takim ditët e fundit ku përfshihen drejtuesit e lartë të klubit, duke përfshirë presidentin Laporta dhe trajnerin Xavi, të cilët kanë hartuar një listë të kandidatëve që mund të veshin fanellën e “katalanasve” vitin e ardhshëm dhe ndër emrat në krye të kësaj liste është ai i Ruben Neves të Ëolverhampton.
Mirëpo, ndryshe nga ç’pritej, klubi pritet të bëjë pjesë të negociatave dhe talentin e krahut të majtë të sulmit, Ansu Fati, me këtë të fundit që mund të përfundojë te skuadra e Ëolverhampton, edhe pse spanjolli nuk e do një gjë të tillë. /i.m /abcnews.al