Kosova heq dorë nga dialogu? Sheholli: Deklarata për konsum të brendshëm, as BE dhe as SHBA nuk duan ta rrënojnë vendin tonë

schedule16:31 - 8 Maj, 2023

schedule 16:31 - 8 Maj, 2023

I ftuar në Ballkan Update në ABC News, në një lidhje live ka qenë, Fatmir Sheholli, drejtor ekzekutiv i Institutit për Marrëdhëniet Ndëretnike.

Sheholli ka folur në lidhje me deklaratën e fundit të bërë nga kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha se në Asociacioni nuk është në përputhje me kushtetutën e Kosovës, atëherë është mirë që t’i themi mirupafshim dialogut.

Ai tha se beson se këto deklarata janë më shumë për një konsum të brendshëm, pasi një gjë e tillë do të thotë sanksione të forta për Kosovën, gjë për të cilën populli serb nuk ia ka për borxh as Konjufcës dhe askujt tjetër.

Jo, unë besoj kjo çështje është ditur më herët, që Asociacioni nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën. Unë besoj se këto deklarata janë për konsum të brendshëm.

Ajo palë që do ti thotë BE që do të tërhiqet nga dialogu, i pret sanksione të rënda dhe unë mendoj që populli i Kosovës, nuk ia ka borxh as Konjufcës, as kujt tjetër dhe sipas meje dialogu duhet të vazhdojë normalisht” tha Sheholli.

Më pas ai shtoi se Kurti dhe Konjufca kanë probleme me Kurtin dhe Konjufcën e opozitës, duke shtuar se as BE dhe as SHBA nuk do që ta rrënojë popullin e Kosovës.

Vetëvendosja dhe kryeministri Kurti e Konjufca kanë problem me Kurtin dhe Konjufcën e opozitës. Ne si popull i Kosovës i kuptojmë këto deklarata populiste . As BE dhe as SHBA nuk don që ta rrënojë popullin e Kosovës” u shpreh ai.

Në lidhje me stabilitetin politik në Kosovë, në një kohë kur mazhoranca ka një krizë numrash dhe duket se është barabar me opozitën, Sheholli tha se nuk përjashtohet futja në një krizë për shkak se shumë vendime nuk po miratohen, por shtoi se kjo mund të ndodhë edhe pse Kurti e Konjufca nuk preferojnë të vazhdojnë dialogun.r.t/abcnews.al