Ditën e nesërme, Arsenal do të përballet për herë të parë këtë sezon si një ekip i vendit të 2-të dhe kundërshtari i radhës nuk pritet të kalohet “lehtë” nga “topçinjtë”. Në ndeshjen e javës së 34-rt të Premier League, djemtë e Mikel Arteta do të përballen me “blutë” e Chelsea, një përballje kjo tejet decizive në garën për titullin kampion, sidomos tani që Arsenal gjendet pas Manchester City.
Në kuadër të ndeshjes u zhvilluar dhe një konferencë shtypi, nga ku tekniku Mikel Arteta tha se skuadra e tij nuk mjaftohet thjesht me rikthimin në Champions League dhe gjithashtu shtoi se grupi është i pakënaqur me situatën ku ndodhen aktualisht, pas humbjes ndaj “qytetarëve” në “Etihad”.
“Dua të theksoj se jemi në Champions League, por jemi po aq të pakënaqur me situatën. Ne jemi Arsenal dhe ne duhet të fitojmë çdo trofe, kjo është kërkesa. Është e vështirë të pranosh realitetin, por duhet të pranojmë se ka ende punë për të përmirësuar veten. Tani fati nuk është më në duart tona, atë që kemi mbetet të përpiqemi të fitojmë ndeshjet e ardhshme. Kjo është ajo që ne do të përpiqemi të bëjmë, pjesa tjetër varet nga City”,- tha gjatë konferencës tekniku spanjoll. /i.m /abcnews.al