Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkure ka zhvilluar mbledhjen me kabinetin e qeverisë ku duket se në fokus ka qenë ecuria ekonomike dhe fushata e 14 majit.
Kreu i qeverisë në daljen e tij pas mbledhjes është shprehur se tashmë vendi ynë ka një kthesë të madhe në aspektin e ekonomisë, duke e vënë theksin në rritjen e pagës minimale dhe mesatare, një nismë që ai e ka marrë prillin e këtij viti dhe do të vijojë dhe vitin tjetër.
Rama është shprehur se rritja e pagës për këto 3 dekada e tregon qartë qëndrueshmërinë ekonomike.
“Jemi në një moment të jashtëzakonshëm për nga shumë element dhe pop dalim nga një kthesë e madhe nga plani ekonomin, ju i keni ndjekur raportin e fundit të Bankës Botërore dhe përpos analizës së qëndrueshmërisë së ekonomisë fakti që ne jemi në momentin që kemi nisur rritjen e pagave në këto 3 dekada, flet qartë për qëndrueshmërinë e ekonomisë. Prill më prill ka filluar dhe do të përfundojë kurba që do e çojë pagën mesatare në 900 euro dhe fakti që kemi rritjen e pagës minimale nga ajo e programit elektoral të 2021 të PD të asaj kohe që parashikohej 38 mijë lekë, ne tashmë e kemi 40 mijë lekë dhe në 2025 të shkojë 45 mijë lekë.Gjithashtu pritet që në një kohë deri në fund të mandati 2030 të shkojë në 60 mijë lekë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera kryesocialisti në fjalën e tij para mediave ka theksuar se zgjedhjet e 14 majit do të tregojnë se qytetarët do të qëndrojnë në krahun e duhur të historisë.
“Pavarësisht se këto janë zgjedhje vendore më 14 maj do të vendoset fuqia e bashkëpunimit mes dy qeverive atyre vendore me qendrore dhe askush nuk mund ta fshehë si struci që fut kokën në rërë, se me 14 maj njerëzit duhet që të qëndrojnë në krahun e duhur të historisë”, ka thënë Rama./abcnews.al