Dy golat e Kylian Mbappe ishin mëse të mjaftueshëm mbrëmjen e djeshme, për “gjigandët” e PSG, në mënyrë që të siguronin 3 pikët e radhës në transfertën e vështirë të Angers, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin e ngushtë 1 me 2, pas golit të Thioub në minutën e 87’-të të sfidës.
Mirëpo, edhe pse djemtë e tij arritën një tjetër fitore në kampionat, tekniku francez, Christophe Galtier duket se nuk është dakort me performancën e të tijve, teksa tha për mediat në përfundimin e sfidës, se nuk mund të luhet vetëm 1 pjesë në një ndeshje e më pas të “tallesh” pjesën e mbetur të lojës.
“Ishte e rëndësishme të fitonim sonte. Por më duhet të them se nëse në pjesën e parë ishim seriozë dhe efektivë, në pjesën e dytë pati një relaksim total. Ne mbajtëm vetëm topin, pa dashur të përmirësojmë epërsinë. Sigurisht që fitojmë, por kur je në PSG nuk mund të përballosh të luash vetëm një herë.
Ne jemi të lodhur pas pesëdhjetë ndeshjeve të luajtura që nga fillimi i sezonit, por ende nuk kemi bërë asgjë. Titulli nuk është ende i yni, diferenca është e konsiderueshme, por do të shohim se si do të shkojnë gjërat të dielën në mbrëmje. Kanë mbetur edhe disa ndeshje për të fituar”,- u shpreh Galtier në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al