Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një Champions për të bijën/ Luis Enrique kujton vajzën e ndjerë pas suksesit me Paris SG

schedule12:49 - 31 Maj, 2026

schedule 12:49 - 31 Maj, 2026

Është padyshim njeriu i momentit.

Luis Enrike, një trajner krenar nga Asturia e Spanjës, duket se është ngjitur në Olimpin e profesionit duke lënë disi në hije të shquar si Pep Guardiola, Zhoze Murinjo apo Karlo Ançeloti.

Me dy Champions radhazi, ai është ngjitur në vendin e dytë të teknikëve më të suksesshëm në këtë konkurrim të madh, baraz me Guardiolën, Bob Pejslin dhe Zinedin Zidanin.



Vetëm Ançeloti me 5 trofe, qendron mbi 56-vjeçarin që padyshim ka kohë përpara për ta barazuar.

Po ashtu, vitin që vjen do të kërkojë rekordin e Zidanit me tre Liga të Kampionëve radhazi, kur ia doli tek Reali.

Paris SG është padyshim një skuadër e madhe, e tillë që mundi thellë Interin vjet 5-0, dhe që mund të krijojë një dinasti, ashtu si Reali, Ajaksi apo Bajerni.

Llogarinë triumfuese me Championsin,  njeriu I stolit e nisi tek Barcelona kur ia doli 3-1 në finalen e Berlinit ndaj Juventusit, dhe në ekip ishin legjendat Mesi, Ksavi apo Iniesta.

Luis Enrike natyrisht ka edhe një arsye tjetër që vazhdon të fitojë, përveçse është e natyrshme ta bëjë si profesionist.

Prej 7 vitesh, asturiani ka humbur vajzën e tij të shtrenjtë, Hanën, që u shua për shkak të një sëmundjeje të rëndë në moshën 9-vjeçare në 2019.

Ai gjithmonë ka thënë se bija e tij është gjithmonë pranë tij, edhe pse jo fizikisht.

Tifozët e Paris SG I bënë homazh vajzës së shuar në finalen e vjetshme, e do të vazhdojnë ta bëjë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!