Arteta hedh “pas krahëve” barazimin ndaj Southampton: Mezi pres të përballem me Manchester City

schedule08:29 - 22 Prill, 2023

schedule 08:29 - 22 Prill, 2023

Për të tretën herë radhazi Arsenal dështoi të siguronte një fitore dhe tashmë rrezikon seriozisht të hedhë poshtë atë që ndërtoi për gjatë gjithë sezonit. “Topçinjtë” tashmë janë vetëm 5 pikë para “qytetarëve” të Manchester City, ku edhe pse diferenca mund të duket disi e madhe, djemtë e Pep Gurdiolas kanë luajtur 2 sfida më pak se Arsenal, duke lënë të nënkuptohet se vendi i parë tashmë mund të kalojë në favor të “bluve” të Manchester.

Në fund të ndeshjes së vështirë kundër Southampton, e cila i solli “topçinjve” të Arsenal barazimin e radhës, për mediat foli dhe tekniku spanjoll i londinezëve, Mikel Arteta, i cili për mikrofonat e “BBC Sport”, analizoi performancën e ekipit dhe gjithashtu foli për “entuziasmin” e madh me të cilin po pret ndeshjen ndaj Manchester City, ndeshje që do të zhvillohet mbrëmjen e 26 prillit.

“Natyrisht që jam i zhgënjyer me rezultatin. Ne e bëmë jetën tonë të vështirë me mënyrën se si iu afruam ndeshjes, duke dhënë fillimisht një gol dhe më pas një tjetër. Gabimet janë pjesë e futbollit, por mënyra se si reaguam ishte e gabuar.

Ne vazhduam të përpiqeshim dhe krijuam rast pas rasti, ne besuam në të për veten dhe për turmën dhe në fund të gjithë menduam se mund të fitonim. Kemi pasur dy raste vërtet të rëndësishme. Ishim shumë pranë fitores, nuk pashë njeri të fshihej, të gjithë e donin dhe e donin shumë. Mbështetja që marrim, dashuria që marrim është në bashkim total me shpirtin e lojtarëve.

Manchester City? Mezi pres, këto janë lojërat që dëshironi të luani. Kur gjithçka është në rrezik, ju duhet të shkoni atje për të fituar. Përgatitja do të fokusohet në këtë, sigurisht. Kjo është bukuria e këtij sporti, është bukur të jesh në këto pozicione. Do të bëjmë një udhëtim të paharrueshëm në Mançester, do të përgatitemi mirë”,tha Arteta pas ndeshjes. /i.m /abcnews.al