Do të jetë më I paguari ndër të gjithë.
Arsenali shpërbleu trajnerin e tij, Mikel Arteta, me kontratën e re, pak muaj pasi u fitua titulli në Premier Ligë, dhe pasi u arrit finalja e Championsit.
Tekniku spanjoll firmosi akordin e ri në stadiumin “Emirejts” deri në vitin 2030, duke pasur një rritje të fortë të pagës. Sipas njoftimeve, ai do të fitojë 20 milionë paundë stërlina në sezon, e padyshim këtu llogariten edhe taksat, ndërsa deri edicionin e kaluar merrte 12 milionë.
Njësoj si yjet më të mëdhenj të futbollit që luajnë në fushë. Vlerësimi nuk ishte rastësor.
Arteta është kthyer në shpresën e madhe të tifozëve të “topçinjve” për të fituar trofe për herë të parë që nga koha e legjendarit Arsen Venger. Më në fund, ai fitoi vjet titullin në Angli, të parin në 21 vjet, që nga koha e Të Pathyeshmëve, si dhe arriti finalen e Ligës së Kampionëve, të cilën e humbi vetëm pas penalltive ndaj Paris SG që ishte kampion në fuqi I Europës dhe favorit.
Shpresohet që këtë vit të fitohet më shumë.


