Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare, Man City është fajtor/ Organizatorët e kampionatit anglez konfirmojnë akuzat

schedule23:08 - 29 Shtator, 2026

schedule 23:08 - 29 Shtator, 2026

Premier Liga angleze konfirmon zyrtarisht se Mançester Siti është gjetur fajtor për thuajse të gjitha akuzat për shkeljen e rregullave financiare në futboll.

Një komunikatë e Premier Ligës informon se Siti u gjet fajtor nga një komision i pavarur, i cili saktësoi se klubi ka firmosur kontrata sponsorizimi fiktive, nga të cilat ka përfituar mbi 830 milionë paunde nga viti 2009 deri në 2018.

Raporti thekson se Siti doli fajtor për më shumë se 100 akuza.



Tashmë, pritet që çështja të shkojë në Apel, ndërsa nëse akuzat konfirmohen përfundimisht, klubi rrezikon t’i hiqen titujt kampion, të ndëshkohet me një gjobë tepër të madhe, apo edhe të përjashtohet nga kampionati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!