Përveç çëshjtes së anësorit të sulmit, Ansu Fati, në konferencën për shtyp ditën e sotme, në kuadër të përballjes me Elchen, tekniku Xavi diskutoi dhe për rikthimin e “pleshtit”, Lionel Messi në Barcelonë.
Tifozët prej kohësh e duan një rikthim të “la pulga”-s në “Camp Nou”, mirëpo tekniku spanjoll dhe ish-shoku i skuadrës së Messit i hodhi poshtë këto aludime teksa theksoi se nuk është momenti i duhur për të transferuan 7 herë fituesin e “Topit të Artë”.
“Nuk mendoj se është momenti i duhur për të folur për rikthimin e Leos. Unë jam mik me të, flasim shpesh, por tani nuk është koha e duhur. Jo për Leon, jo për të mirën e klubit. Kjo është një çështje me të cilën po merremi, jam shumë miqësor me të, por që tani e derisa mund të bëhet, është shumë larg.
E kam parë të rritet. Ai është një model. Është normale që tifozët kërkojnë rikthimin e tij. Kërcimi i fundit, si Michael Jordan. Është normale që njerëzit të jenë të emocionuar.
Shpresoj se mund ta shoh Leon te Barça në çdo cilësi. Unë do të jem i pari që do të gëzohem për kthimin e tij. Ky është klubi i jetës së tij, ai është lojtari më i mirë në histori, por tani nuk është koha për të folur.
Në një muaj mund të fitojmë dy tituj. Nuk duhet të flasim për nënshkrime të mundshme apo Messi, duhet të fokusohemi te Elche, Real Madrid, gjithçka që na pret”,- u shpreh në fjalën e tij “numri 1” i pankinës së “katalanasve”. /i.m /abcnews.al