TIRANË – 32 vjecari me inicialet E.H është vënë në pranga në Tiranë, pasi ka aksidentuar me makinë, një 63-vjecar dhe nipin e tij të mitur.
“E. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin P. M., 63 vjeç, dhe nipin e tij të mitur 5 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve” thuhet në njoftimin e policisë.