Ekskluzive/ ABC News siguron aneksin e zbatimit të marrëveshjes që diskutohet mes Kurtit e Vuçiç në Ohër

schedule12:04 - 18 Mars, 2023

schedule 12:04 - 18 Mars, 2023

“ABCnews” ka zbardhur udhërrefyesin e zbatimit të marrëveshjes evropiane që dy liderët e kosovës dhe serbisë, albin kurti e aleksander vucic, do të diskutojnë të shtunën në Ohër.

Këto hapa do të jenë të domosdoshme për tu realizuar nga të dyja palët pas nënshkrimit të marrëveshjes bazë të propozuar nga bashkimi evropian.

Ndër të tjerë, në dokumentin e siguruar nga ABCnews thuhet se brenda 15 ditësh nga nënshkrimi i marrëveshjes, palët do të duhet të mblidhen për të diskutur një draft të statutit për krijimin e asociacionit në komunat me shumicë serbe. 

“Jo më vonë se 15 ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes bazë, ekipi Menaxhues do të mblidhet për të paraqitur një draft të parë të statutit për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë në dialogun e lehtesuar nga Be-ja, pas të cilit palët do të fillojnë menjëherë negociatat për statutin nën lehtësimin e BE-së”.

Menjëherë pas paraqitjes së këtij drafti, të dyja palët do të duhet të mundësojnë hyrjen në fuqi të pikave: 

“a) Njohjen reciproke të dokumenteve të tyre respektive dhe simboleve kombëtare dhe b) Shkëmbimin e misioneve të përhershme në bazë të një marrëveshjeje paraprake lidhur me arazhimet praktike”. 

Palët  duhet të angazhohen dhe të finalizojnë negociatat dhe të bien dakord për statutin në një kohë të  përshpejtuar. Pas kësaj kosova duhet të angazhohet për të siguruar qëndrueshmërinë ligjore të asaj që dakordohet, dhe ta mbështesë atë duke miratuar një dekret.

Po ashtu, Prishtina brenda 1 muaji, do të duhet të zyrtarizojë kishën ortodokse serbe.

“Brenda 30 ditëve pas themelimit të Komitetit të Përbashkët, Kosova do të zyrtarizojë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të fillojë procedurat e brendshme për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe sipas dialogut të lehtësuar nga BE-ja.”

 Në dokument po ashtu thuhet se Be është angazhuar të krijojë  një paketë të veçantë të ndihmës financiare për projektet e përbashkëta të palëve. Kjo pikë do të zbatohet pas 150 ditësh, por vetëm kur të dyja palët të kenë plotesuar të gjitha nenet e nënshkruara.

Dokumenti i Plotë:
Aneks i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Udhërrëfyesi i Zbatimit
1. Ky aneks përbën një pjesë integrale të Marrëveshjes.
2. Ky aneks përshkruan sekuencimin e ngjarjeve për zbatimin e Marrëveshjes. Këto ngjarje rrjedhin nga detyrimet e Palëve referuar nenet 1, 4, 7, 8, 9 dhe 10 të Marrëveshjes. Të gjitha nenet e tjera do të hyjnë në fuqi pas ënshkrimit të Marrëveshjes.
3. Jo më vonë se 15 ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes bazë, Ekipi Menaxhues do të mblidhet për të paraqitur draftin e parë të statutit për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. , pas së cilit menjëherë palët do të fillojnë menjëherë negociatat për statutin me lehtësimin e BE-së.
4. Pas paraqitjes së draftit të parë të statuti dhe fillimin të negociatave për të, palët duhet të mundësojnë zyrtarisht hyrjen në fuqi menjëherë: a) Njohjen reciproke të dokumenteve të tyre respektive dhe simboleve kombëtare (neni 1 (2) i Marrëveshjes)} ; dhe b) Shkëmbimi i misioneve të përhershme në bazë të marrëveshjes paraprake mbi aranzhimet praktike (neni 8 i Marrëveshjes)
5. Palët duhet angazhohen për të përmbyllur negociatat dhe të bien dakord për statutin në një afat kohor të përshpejtuar, por jo më vonë se afati i përmendur në nenin 8 të këtij aneksi. Kosova angazhohet të sigurojë qëndrueshmërinë ligjore të asaj që dakordohet dhe ta mbështesë atë duke miratuar një dekret.
6. Brenda 30 ditëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes, Palët duhet të ngrenë një Komitet të Përbashkët për të mbikëqyrur zbatimin e Marrëveshjes, të kryesuar nga BE-ja (neni 10 (1) i Marrëveshjes) dhe do të bien dakord për Termat e Referencës të Komitetit.
7. Brenda 30 ditëve pas krijimit të Komitetit të Përbashkët, Kosova duhet të zyrtarizojë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të fillojë procedurat e brendshme për mbrojtjen e qendrave të trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe sipas të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja (neni 7). 2) të Marrëveshjes).
8. Brenda 150 ditëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes, BE-ja, së bashku me donatorët e tjerë do të organizojë një konferencë të nivelit të lartë për të miratuar një investim special dhe mbështetje financiare, bazuar në Nenin 9 i Marrëveshjes). Nuk do ketë disbursim nga paketa derisa lehtësuesi i BE të arrijë në përfundimin se të gjitha nenet e këtij aneksi dhe neni 4 i marrëveshjes bazë janë zbatuar plotësisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!