Takimi Kurti-Vuçiç/ Shefi i NATO-s: Pres përparim. Dialogu, për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane

schedule11:20 - 18 Mars, 2023

schedule 11:20 - 18 Mars, 2023

Sot po mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Ohër të Maqedonisë. Shpresat janë të shumta për arritjen e një marrëveshje me shefin e politikës së jashtme Joseph Borell, i cili është shprehur optimisht së bashku me sekretarin e përgjithashëm të NATO-s që shpreson të arrihet përparim për sigurinë dhe të ardhmen europiane.

Jens Stoltenberg ka postuar një mesazh në Twitter duke mbështetur të dy vendet dhe dialogun.

“Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE që po mbahen në Ohër janë të rëndësishme dhe unë pres si nga presidenti i Serbisë dhe i Kosovës të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të shënojnë përparim në dialog.

Ky është çelësi për një stabilitet të qëndrueshëm dhe të ardhmen europiane dhe euroatlantike të rajonit.

Forcat e NATO-s dhe të KFOR do të vazhdojnë të punojnë për një Kosovë  stabile dhe paqësore, “ theksoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!