Që nga viti 2012, kur u mor nga Katari, PSG ka shpenzuar mbi një miliardë e gjysmë euro për blerjen e lojtarëve.
Në atë periudhë ata fituan tetë kampionate franceze dhe 12 kupa vendase, por një trofe është i paarritshëm për ta, ai që ishte synimi kryesor kur blenë klubin dhe ai është trofeu i Champions League.
Ata u afruan më shumë dy vjet më parë, por u mundën nga Bayern.
Pasi i njëjti klub i largoi sërish nga Champions League edhe këtë sezon, tashmë në 1/16, duket qartë se një epokë po i vjen fundi.
Një dyshe prej 402 milionë eurosh
Në verën e vitit 2017, PSG solli Kylian Mbappe dhe Neymar për 402 milionë euro. Ata mbajnë ende rekordin e dy transfertave më të shtrenjta edhe sot.
Nëse kujtojmë sezonet e fundit, do të shohim se blerja më e shtrenjtë ishte Ashraf Hakimi për 68 milionë euro.
Përpjekjet e dështuara për të fituar Ligën e Kampionëve
PSG nuk mund të fitojë Champions League, sepse është e qartë se edhe me futbollistin e ri më të mirë në botë, si dhe një nga më të mirët e të gjitha kohërave, ata nuk mund të shkojnë përtej 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.
Një dhomë zhveshjeje plot yje dhe ego u bë më e pasur për Lionel Messin dy vite më parë, por as bashkimi i tij me yjet e lartpërmendur nuk e ndihmoi PSG.
Tre yjet po ndahen
Treshjka Neymar-Mbappe-Messi shpeshherë thanë hapur se donin të largoheshin nga PSG. Neymar me lot iu lut Barcelonës që ta kthente, dhe Mbappe shpesh flet me presidentin e Realit. Messi është në kontakt edhe me presidentin e Barcelonës.
Ne jemi dëshmitarë të përfundimit të epokës së PSG-së që u përpoq të blinte Champions League. /G.D abcnews.al/
Burimi: Avaz