Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Messi nuk ndalet në Amerikë/ “Pleshti” shënon dy gola të tjerë, Inter Miami fiton 3-1 në Atlanta

schedule13:07 - 18 Tetor, 2026

schedule 13:07 - 18 Tetor, 2026

Lamtumira me kombëtaren e Argjentinës, duke se i ka dhënë të tjera energji Lionel Messi. Vitet kalojnë, por klasi I “Pleshtit” mbetet dhe ai duket se nuk ka ndërmend të ndalet derisa të varë përfundimisht “këpucët në gozhdë”.

Dy gola të tjerë për sulmuesin argjentinas, që ndihmoi edhe një herë Inter Miami të fitojë në kampionatin amerikan të futbollit. Skuadra nga Florida mundi në transfertë 3-1 Atlantën, duke u afruar me kreun në Konferencën e Lindjes.

Miqtë shënuan me Berterame në limitet e pjesës së parë, ndërsa pas pushimit, skena ishte e gjitha për Messi. Në vetëm katër minuta, “Pleshti” gjeti dy herë rrugën e rrjetës.



Në fillim goditi saktë brenda zonës, ndërsa më pas finalizoi me stilin e tij, duke dehur mbrojtësit kundërshtarë në një kundërsulm të shpejtë të Inter Miami.

Në fund, vendasit ngushtuan diferencën, por nuk zbehën mbrëmjen e madhe të yllit argjentinas, që me realizimet në ndeshjen e fundit ngjitet në kuotën e 936 golave në karrierën e tij spektakolare.

Gjithsesi, në këtë garë drejt rekordit historik të 1 mijë rrjetave, ai mbetet ende larg rivalit të tij të përjetshëm Cristiano Ronaldo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!