Pritjes I erdhi fundi. “Topi i Artë” do të njohë sot në mbrëmje pronarin e tij të ri, në ceremoninë që nis në orën 21:00 dhe që për herë të parë nuk do të zhvillohet në Paris, por në Londër për të festuar 70 vjetorin e trofeut të parë të fituar nga anglezi Stanley Matthews në 1956.
Ndryshe nga e shkuara, fjala që shoqëron këtë edicion është “pasiguria”, pasi nuk ka një favorit absolute për të fituar trofeun individual më të rëndësishëm të futbollit.
Sipas koefiçentëve të kompanive të basteve Harry Kane dhe Lamine Yamal janë dy pretendentët kryesorë, të ndjekur nga Kylian Mbappe dhe nëse mund të quhet kështu, surpriza Lionel Messi.
Sulmuesi i Bayern dhe ai i Barcelonës i kanë përcjellë njëri-tjetrit rolin e favoritit, që kur nisën parashikimet, ndërsa kuotat e atij të Real Madrid kanë rënë ndjeshëm javët e fundit.
Harry Kane shpreson të fitojë për herë të parë “Topin e Artë”, duke u mbështetur te shifrat mbreslënëse të sezonit të shkuar, me 73 gola në 65 ndeshje për Bayern Munichun dhe Anglinë. Ai fitoi “Këpucën e Artë”, Bundesligën, Kupës së Gjermanisë dhe udhëhoqi Anglinë drejt vendit të tretë në Kupën e Botës, renditja më e që nga viti 1966.
Nga ana tjetër, Lamine Yamal prezantohet si kampion bote me Spanjën dhe kampion i La Liga me Barcelona, bashkë me 25 gola dhe 25 asisitime në 57 ndeshje. Sulmuesi 19-vjeçar i ka të gjitha kartat në rregull për të fituar “Topin e Artë”, që do ta bënte lojtarin më të ri në histori që ngre lart këtë trofe.
Treshja e parë e podiumit të favoritëve plotësohet me Kylian Mbappe.
Ai ishte shënuesi më i mirë në Kupën e Botës me 10 gola, si dhe realizuesi më i mirë i Champions me 15 gola. Atij i mungon një trofe i madh për të forcuar kandidaturën e tij, por rënia e theksuar e koeficientëve sugjeron se ky “sprint” final mund të jetë edhe më i rivalizuar sesa në vitin 2019, kur Lionek Messi e mundi Virgil van Dijk-un me vetëm shtatë vota diferencë. Këtu hyn në skenë “Pleshti”, për momentin një “outsider”. Sulmuesi argjentinas synon “Topin e Artë” të nëntë në karrierë, duke u prezantuar në garë si finalist I Botërorit, realizuesi më i mirë I këtij turneu me tetë gola dhe me 45 realizime dhe 32 asistime në 49 ndeshje.
Pra, gara është e fortë, por vetëm pas orës 21:00, bota e futbollit do të mësojë emrin e më të mirit për vitin 2026.


