Kurti-Vuçiç sot në Bruksel, analisti: Takimi me peshë të madhe, mungon transparenca

schedule11:58 - 27 Shkurt, 2023

schedule 11:58 - 27 Shkurt, 2023

Një takim serioz me peshë të madhe, kështu e konsideroi analisti Ismail Tasholli takimin e sotëm në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksander Vucic. Në një lidhje skype për Tirana Live në ABC Neës, Tasholli tha se Kurti po shkon në këtë takim pa transparencë.

“Sipas asaj që është raportuar takimi sot do jetë serioz e me peshë të madhe në kuptimin e një rezultati konkret. Për arsye politik dhe etike nuk e dimë se cfarë pritet të ndodhë.
Kurti po shkon i vetëm pa raportuar apo pa krijuar ambjentin e një sigurie se cfarë do të ndërmarrë atje. Edhe nëse i shihni deklaratat janë për asociacionin. Atmosfera është e përcunduar duke mos patur informacion.“ u shpreh Tasholli për ABC Neës, ndërsa komentoi edhe deklaratat e ndërkombëtarëve mbi këtë takim.

“E bën situatën edhe më komplekse që të kemi një parashikim të qartë. Dihet vetëm që bashkësia ndërkombëtare është këmbëngulëse, thonë merre ose lëre.“ Vijoi Tasholli.

Sa i përket 6 kushteteve të Albin Kurtit, Tasholli tha se , nëse kemi një porjekt ‘merre ose lëre’ e kemi të qartë se nuk ka hapsirë për propozime.

“Ato 6 pika janë pjesë e deklaratave kontradiktore, nëse kemi një porjekt ‘merre ose lëre’ e kemi të qartë se nuk ka hapsirë për propozime. Është në tavolinë një plan që duhet nënshkruar apo refuzuar dhe s ka asgjë të ndërmjetme. Kemi dy pozicione përjashtuese, njëra palë që thotë se duhet ta nënshkruajmë, që mos i hapit vetes telashe apo të na rikthejnë qëndrimet përjashtuese të Serbisë, si me Rambujenë. Dhe frika nuk është krejt e paarsyeshme. Ajo palë që s do pranojë do jetë palë e refuzuar dhe një izolim të tillë Kosova s është dakord ta përballojë. Frika tjetër është se po shkatërrohet sovraniteti i Kosovës, dhe thonë se ka probleme të mëdha se po krijojnë pushtet të tretë.- theksoi Tasholli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!