Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Dy shtetas janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre, ndërsa katër tjerë për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit.
Një prej tyre për shkak se kanë i alkoolizuar ka përplasur një automjet tjetër, por për fat ka pasur vetëm dëme materiale.
Njoftimi:
Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. Q., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– G. G., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit;
– E. F., 45 vjeç dhe K. L., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;
– F. B., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit, është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.r.t/abcnews.al