Rusia: Shpallni Francën shtet sponsor të terrorizmit

schedule14:33 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 14:33 - 16 Dhjetor, 2022

Themeluesi i grupit mercenar rus “Wagner” ka akuzuar Francën se qëndron pas tentativës për vrasjen e një zyrtari rus, i cili u plagos nga një bombë në Republikën e Afrikës Qendrore.

“Para se të vdiste, Dmitry City tha: Kjo është për ju nga të gjithë francezët, rusët do të largohen nga Afrika “, tha Yevgeny Prigozhin , një aleat i ngushtë i Vladimir Putin. në një postim në Telegram.

“Unë i kam kërkuar tashmë ministrit të jashtëm të Federatës Ruse të fillojë procedurat për shpalljen e Francës sponsor shtetëror të terrorizmit, si dhe për të kryer një hetim të plotë të metodave terroriste të Francës dhe aleatëve të saj perëndimorë,  SHBA dhe të tjerë. ” tha Prigozhin.

/abcnews.al