Stoltenberg: Rusia po “ngrin” luftën për një ofensivë më të madhe në pranverë

schedule10:50 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 10:50 - 7 Dhjetor, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur në eventin Global Boardroom të Financial Times tha se lufta është e vështirë për t’u parashikuar.

Stoltenberg tha gjithashtu se Rusia po përpiqet të ‘ngrijë’ luftën për të rimëkëmbur trupat e saj dhe më pas të nisë një ofensivë të re të madhe pranverën e ardhshme

“Luftërat janë gjithmonë të vështira për t’u parashikuar. Ne ishim të përgatitur për pushtimin rus të Ukrainës.

Tani ajo që shohim është se Rusia po përpiqet të ngrijë luftën për të lejuar trupat e saj të rimëkëmben dhe pastaj të nisë një ofensivë të re të madhe pranverën e ardhshme”, tha Stoltenberg.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!