Sulmet në Zaporizhzhia, Rusia akuzon Ukrainën për terrorizëm

schedule11:34 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 11:34 - 6 Dhjetor, 2022

Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu tha se Ukraina po vazhdon të bombardojë centralin bërthamor të Zaporizhzhia, duke krijuar qëllimisht kërcënimin e një katastrofe të mundshme bërthamore, sipas The Guardian.

Shoigu tha se forcat ruse po merrnin të gjitha masat për të garantuar sigurinë e termocentralit, më i madhi në Europë, përballë asaj që ai e quajti “terrorizëm bërthamor” nga Kievi.

Ukraina nga ana tjetër ka mohuar akuzat se ka bombardua centralin, i cili ka qenë nën kontrollin e forcave ruse që në ditët e para të luftës.

“Njësitë tona po marrin të gjitha masat për të garantuar sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia. Nga ana tjetër, regjimi i Kievit kërkon të nxisë një katastrofë bërthamore duke bombaduar qëllimisht vendi,” tha ai.

/abcnews.al