Polici shqiptar bie në duart e karabinierëve, gjatë lejes vjetore punonte “skifter” në Itali

schedule19:54 - 22 Nëntor, 2022

schedule 19:54 - 22 Nëntor, 2022

Shqiptari Klisman Nikolli, 27 vjeç,  është paraqitur para gjyqtarit ditën e djeshme , pasi dyshohet si i përfshirë në vjedhjet e kryera nga data 30 tetor deri më 15 nëntor në Veneto dhe Friuli. Nikolli u kap nga karabinierët teksa do të kthehej në Shqipëri, ndërsa fjalët e para që u tha atyre ishin “jam polic”.

Burime bëjnë me dije se Nikolli është efektiv në Policinë e Lezhës, ndërsa në muajin nëntor ka qenë me leje vjetore.

Në banesën në Shën Stinos të Livenzës, ku ai qëndronte së bashku me të dyshuarit e tjerë, Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç, valixhet tashmë ishin të mbushura. Të tre prisnin një grua nga zona e cila do t’i merrte dhe do t’i shoqëronte deri në aeroport. Përkundrazi, çuditërisht, karabinierët u gjendën përballë tyre.

Të tre dyshohen për 18 vjedhje dhe tentativa për vjedhje në Portogruaro, Concordia Sagittaria, Musile di Piave dhe San Michele al Tagliamento. Ata kanë bastisur dy shtëpi dhe po aq në dy shtëpi në Chions, ku janë vjedhur 2000 euro dhe në një shtëpi tjetër 9000 euro dhe disa orë. Para gjykatës ata kanë shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur. Gjyqtari hetues Rodolfo Piçin pranoi kërkesën e zv.prokurorit Carmelo Barbaro duke aplikuar për secilin prej të dyshuarve masën e sigurisë në burg, masë kjo e bazuar në rrezikun e arratisjes dhe në indikacionet e rënda që i referohen pesë vjedhjeve nga të cilat një pjesë e të vjedhurve. Malli tashmë është rikuperuar.

Më shumë hetime bënë të mundur zbulimin se akomodimi në San Stino ishte rezervuar prej një muaji nga një grua italiane nga zona. Të tre duhej të dilnin nga dhoma në fund të nëntorit.

Më 16 nëntor, një banor i Musile di Piave parandaloi vjedhjen në shtëpinë e tij dhe ndoqi hajdutët, duke u thënë policëve se ishin dy.

Të nesërmen, gruaja që kujdesej për akomodimin, njoftoi se qëndrimi do të ndërpritej. Pikërisht në atë moment prokurori i Pordenones delegoi kërkimin, i cili mundësoi gjetjen e 119 bizhuterive ari, duke përfshirë dy unaza martese me datën dhe emrin e një gruaje, 9 shkopa bejsbolli, një varëse dhe kaçavida. /abcnews.al