Një aksident ka ndodhur në rrugën transballkanike në Vlorë pasditen e së hënës. Mësohet se dy automjete janë përplasur dhe për pasojë të lëndua kanë mbetur dy persona.
Dy të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë kujdes shëndetësor ndërsa rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Omonies, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin V. B., është përplasur me një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E. R. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit si dhe një pasagjer në automjetin “Audi”, shtetasi A. C., të cilët ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al/