Sërish zjarr në qytetin e Vlorës. Flakët kanë përfshirë kodrën në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës. Të ndihmuara nga era e fortë, kane djegur një sipërfaqe me bimësi.
Dyshohet se flakët janë afruar edhe pranë disa banesave, duke rritur rrezikun për zonat e banuara dhe bimësinë përreth.
Në terren janë nisur tre automjete zjarrfikëse me rreth 20 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre.
Era e fortë vijon të favorizojë rindezjen e vatrave, duke e bërë situatën veçanërisht të vështirë për zjarrfikësit.

