Teuta-Vllaznia ka përfunduar në barazim 0-0 dhe durrsakët kanë lënë për momentin vendin e parafundit në klasifikim, në pritje të sfidës Laçi-Kukësi.
Ndeshja ishte e luftuar, por me pak raste shënimi. Në pjesën e parë skuadrat u përpoqën më shumë dhe Herald Marku ishte ai që tentoi më parë.
Durrsakët u kundërpërgjigjën me Emiljano Vilën dhe Rubin Hebaj. Nga distanca për shkodranët provoi edhe Esin Hakaj, por u ndal nga Qirko.
Pjesa e dytë ishte më e vakët. Në fund u munduan të dyja ekipet të fitonin, por nuk kishte raste të mira shënimi, veç një tentative të të riut Kapllani. / abcnews.al

