Bashkia Tiranë ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Korçë

schedule11:19 - 4 Qershor, 2019

schedule 11:19 - 4 Qershor, 2019

Në këtë situate të vështirë që po kalojnë banorët e zonës së Korçës nga tërmeti, duhet të jemi gjithnjë e më solidarë. Kjo ishte ajo që deklaroi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj për nismën që ndërmori për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti. Veliaj premtoi se me marrjen e mandatit të dytë si kryebashkiak do të mundësoje edhe ndërtimin e disa shtëpive që u shemben nga tërmeti në zonën e Korçës.

“Ne në Tiranë besojmë tek parimi një për të gjithë dhe të gjithë për një. Sot ka Korça një situatë të vështirë, nesër mund ta kemi ne dhe na gjendet Korça. Duhet të falënderoj të gjitha familjet që iu përgjigj në kohë rekord mbushjes së tre kamionëve që do të nisen pas pak. Unë dhe Ajola si prindër të një bebi të vogël kishim më shumë merak për fëmijët e vegjël. Tani kemi nevojë më shumë për të ndihmuar njerëzit e moshuar. Ka një kategori të madhe të këtyre njerëzve që mund të kenë nevojë për më shumë veshmbathje.

Jam shumë i impresionuar se si Kryeministri dhe qeveria i janë përgjigjur në kohë rekord. Ne kemi vendosur edhe pas mbushjes së tre kamionëve ta mbajmë stendën hapur gjatë gjithë ditës. Njerëzit kanë festën e Bajramit. Është një mundësi e m9irë dhe për një solidaritet. Kemi çuar edhe një ekip jelekportokallinjtë, këta që ndihmojnë jo ata që pengojnë, në Korçë. Një nga vendimet e para të Këshillit Bashkiak të ri do të jetë një fond për ndërtimin e disa shtëpive. Ndoshta nuk i ndërtojmë të gjitha, por qeveria do të bëjë të veten, Korça po ashtu. Ne si Bashkia e Tiranës duam të marrim disa shtëpi që t’i ndërtojmë si dhuratë e qytetarëve të Tiranës. Kështu që ne po përgatisim një fond solidariteti për ndërtimin e shtëpive sapo të jetë qetësuar situata”, tha Veliaj./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!