Ambasada e SHBA-së: Dënojmë dhunën që ndodhi gjatë protestës

schedule22:30 - 2 Qershor, 2019

schedule 22:30 - 2 Qershor, 2019

Në një reagim nga rrjetet sociale, ambasada e SHBA-së dënon dhunën që ndodhi gjatë protestës së sotme të opozitës. Sipas ambasadës, përdorimi i meteve piroteknike nuk është akt paqësor në momentin që vihen në shënjestër policët.

“Ambasada e SHBA dënon dhunën që ndodhi gjatë protestës sonte.  Grumbullimi paqësor dhe e drejta për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë janë shtylla të demokracive të shëndosha, por janë të drejta që duhen ushtruar paqësisht. Përdorimi i mjeteve piroteknike, sidomos kur vënë në shënjestër policinë, nuk është akt paqësor, është i papranueshëm dhe jodemokratik. Iu bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve të protestës të ndalojnë aktet e dhunshme dhe të angazhohen në dialog konstruktiv”, thuhet në njoftimin e ambasadës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!