Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacioni “Siguria” në Fier e Lushnjë, 4 të arrestuar dhe 1 në kërkim, sekuestrohen 6 armë zjarri

schedule11:07 - 27 Nëntor, 2026

schedule 11:07 - 27 Nëntor, 2026

Policia ka finalizuar tri faza të operacionit të koduar “Siguria” në Fier dhe Lushnjë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e sigurisë publike.

Në përfundim të operacionit janë arrestuar katër shtetas, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar katër armë zjarri, dy armë gjahu, municion luftarak, dy maska silikoni, si dhe sende të tjera të paligjshme.

Në Fier, në pranga ka rënë 42-vjeçari Suad Mernica, i cili sipas Policisë qarkullonte me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën edhe dy maska silikoni, që dyshohet se do të përdoreshin për veprimtari kriminale.



Në fazën e dytë të operacionit, në Fier u arrestuan Zija Troka, 60 vjeç, dhe djali i tij, Endrit Troka, 25 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën një kallashnikov, një pistoletë, një armë gjahu, municion luftarak dhe një dorezë metalike.

Ndërkohë, në Lushnjë u arrestua Misir Blliku, ndërsa një tjetër shtetas, 32 vjeç, është shpallur në kërkim. Ata janë babë e bir. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, Policia sekuestroi dy armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe një armë gjahu.

Sipas Policisë, paraprakisht dyshohet se armët e sekuestruara në Lushnjë janë përdorur në një ngjarje kriminale të ndodhur më parë.

Të gjitha armët e zjarrit të sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!