Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha: Rama fiton qindra milionë me rritjen e energjisë

schedule11:07 - 9 Shtator, 2022

schedule 11:07 - 9 Shtator, 2022

Kreu i PD-së Sali Berisha ka udhëtuar sot drejt Shkodrës për të nderuar kryengritjen e Postribës.

Ish-kryeministri Berisha theksoi se 76 vite më parë Shkodra dhe veriu u pushtua nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës, por se sot Shqipëria është në rrezik nga vendosja e pushtetit monist, në duart e një cubi që s’ka moral, as nder dhe që plaçkit qytetarët.



Ndër të tjera ai shton se Edi Rama po vjedh popullin dhe i mashtron me thërrime.

“Sot, pas 76 vitesh, Shqipëria është në një rrezik të madh sepse ajo përjeton vendosjen e monizmit, e pushtetit të një partie, të përqendruar në duart e një cubi që nuk ka moral, që nuk ka nder, që nuk ka asgjë, që vjedh e plaçkit qytetarët shqiptarë çdo ditë. Ky është Edi Rama.

Përdor çdo fatkeqësi ndaj tyre për t’i shtypur, për t’i shfrytëzuar, për t’i vjedhur më shumë. Çfarë bëri me kovidin? Nxori tanket, nga ana tjetër vidhte çdo ditë, ndaj edhe vdekshmëria e shqiptarëve shkoi në qiell.

Çfarë po bën me këtë krizë? Të njëjtën gjë. Me rritjen e çmimeve fiton qindra milionë, qytetarët i mashtron me thërrime.

Sot Postriba është sërish në rrezik, Shqipëria është në rrezik. Prandaj edhe ne duke u përkulur me nderimin më të madh për heroizmin e burrave të Postribës, le të zotohemi përpara këtij monumenti, se do mbrojmë idealet e tyre të lirisë dhe Shqipërinë do e shpëtojmë nga ky regjim armiqësor, hajdut, që po shkatërron çdo ditë qenien shqiptare”, është shprehur Berisha.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!